Irani po përgatitet të mbajë një funeral shtetëror për komandantët e lartë ushtarakë dhe shkencëtarët bërthamorë të vrarë në 12 ditët e konfliktit me Izraelin.
Të paktën 60 persona do të varrosen në funeral në Teheran, ndërsa ceremoni të ngjashme do të zhvillohen në të gjithë vendin edhe për të vrarët civil, sipas mediave shtetërore.
Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-të, i shpallur gati një javë më parë, duket se është ende në fuqi, por përpjekjet diplomatike për të rifilluar bisedimet bërthamore me Iranin duket se kanë dhënë pak përparim, shkruan BBC.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se do të shqyrtonte “absolutisht” bombardimin e centraleve bërthamore iraniane përsëri nëse raportet e ardhshme të inteligjencës do të ofronin një përfundim shqetësues mbi pasurimin e uraniumit nga Irani.
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...