Udhëheqësi suprem fetar i Iranit tha sot se lë të hapur mundësinë e përmirësimit të negociatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me programin e përshpejtuar bërthamor iranian, duke i thënë qeverisë iraniane se “nuk ka asnjë pengesë për të hyrë në negociata me armikun”.
Deklaratat e Ayatollah Ali Khamenei vendosin vija të qarta të kuqe për çdo negociatë që zhvillohet nën kujdesin e qeverisë së presidentit reformist Masoud Pezeshkian, me paralajmërime të përsëritura se “Amerikës nuk mund t’i besohet”.
Komentet e fundit të Ajatollahut mund të krahasohen me ato të vitit 2015 kur Irani arriti një marrëveshje bërthamore me fuqitë botërore që rezultoi në frenimin e programit bërthamor të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike./abcnews.al
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...