Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

19:08 | 11 Mars 2026
E.G

Irani ka deklaruar se nuk do të lejojë që “asnjë litër naftë” të kalojë përmes Ngushticës së Hormuzit në dobi të SHBA-së dhe aleatëve të saj. Deklarata u bë nga një zëdhënës i ushtrisë iraniane, në mes të përshkallëzimit të tensioneve në rajon.

Sipas tij, çdo anije që i përket Shteteve të Bashkuara, Izraelit apo partnerëve të tyre do të konsiderohet një “objektiv legjitim”.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë dhe çdo bllokim i saj mund të ketë ndikim të madh në tregjet globale të energjisë.

Shpërndaje në rrjete sociale