“Veprimet provokuese” të NATO-s janë fajtorë për pushtimin rus të Ukrainës, tha të enjten ministri i jashtëm i Iranit, duke shtuar se Teherani nuk e sheh luftën si zgjidhje.
“Kriza e Ukrainës i ka rrënjët në veprimet provokuese të NATO-s. Ne nuk e shohim luftën si zgjidhje”, shkroi në Twitter Hossein Amir-Abdollahian, vendi i të cilit ka lidhje të ngushta me Rusinë, transmeton portal arbresh.info
“Vendosja e një armëpushimi dhe fokusimi në një zgjidhje politike dhe demokratike është një domosdoshmëri”, shtoi Amir-Abdollahian.
Në postimet e tij, ai asnjëherë nuk e ka përmendur Rusinë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha të enjten se presidenti rus Vladimir Putin “ka nisur një luftë me Ukrainën dhe të gjithë botën demokratike”.
Putin “do të shkatërrojë shtetin tonë, gjithçka që kemi ndërtuar”, tha Zelenskyy./arbresh.info/
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...
Miratohet ligji për sigurimet shëndetësore
Prishtina 01 – Liqeni, finalja e madhe për trofeun e Kupës s...
Uji i pijshëm nga Badovci, KRU “Prishtina”: Analizat bëhen 2...
Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë
Mimozës i vjen dron në Ferma VIP me një mesazh nga Dafina Ze...