Një konferencë e sigurisë mbi situatën e rajonit të Azisë në perëndim filloi të hënën në kryeqytetin e Iranit, Teheran.
Ngjarja njëditore, e mbajtur me moton “Siguria Rajonale në Azinë Perëndimore, Sfidat dhe Tendencat në Zhvillim”, është e dyta e këtij lloji në më pak se një vit e organizuar nga republika Islame, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se 200 figura politike dhe ekspertë iranianë dhe ndërkombëtarë kanë marrë pjesë në “Konferencën e Dytë të Sigurisë në Teheran 2018”.
Në fjalën e hapjes, Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif tha se Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë duke ndezur flakët e krizave rajonale përmes politikave të tyre ndërhyrëse, njoftoi televizioni shtetëror.
Zarif gjithashtu denoncoi atë që ai e quajti strategji “ndërhyrëse” të SHBA-ve si një nga sfidat më të rëndësishme të sigurisë.
“Shtetet e Bashkuara ende nuk i njohin faktet objektive në të gjithë rajonin dhe këmbëngulin në ndjekjen e politikave të saj shkatërruese dhe të krijimit të tensioneve nëpërmjet pranisë së saj të paligjshme ushtarake në tokën siriane”, shtoi ai.
Përveç kësaj, ai theksoi okupimin e vazhdueshëm të territoreve palestineze nga Izraeli si çështja më kritike me të cilën ballafaqohet rajoni.
“Të gjitha çështjet janë ose të drejtpërdrejta ose të tërthorta të prekura nga kjo situatë dhe nga shtypja që u është imponuar njerëzve të Palestinës gjatë 70 viteve të fundit”, tha ai, duke hedhur poshtë veprimin e fundit të Uashingtonit për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Masa nga Shtetet e Bashkuara është një deklaratë e hapur e armiqësisë ndaj myslimanëve dhe një mundësi për përhapjen e ekstremizmit dhe terrorizmit në rajon, theksoi Zarif.
Ai paralajmëroi kundër ndikimit destabilizues të garës së armëve në rajon, duke thënë se krahasuar me pjesën tjetër të botës, fqinjët e Iranit në Gjirin Persik kanë përqindjen më të lartë të buxhetit ushtarak ndaj produktit të tyre të brendshëm bruto./Arbresh.info/
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...
Hyn në fuqi vendimi për çmimin maksimal ditor të derivateve,...
Kurti uron Pashkët: Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rënd...
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit