Irani do t’u jap nga 150 mijë dollarë kompensim secilën familje të 176 personave që vdiqën pasi një aeroplan i pasagjerëve u rrëzua nga Garda Revolucionare në janar, shkruan BBC.
Ukraina ka thirrur për negociata lidhur me kompensimet dhe ka kërkuar që ata që kanë kryer sulmin të përballen me drejtësi.
Aeroplani Boeing 737 i Ukraine International Airlines, ishte qëlluar me dy predha pak pasi u nis nga Tehrani.
Pasi fillimisht e kishte mohuar përgjegjësinë, Irani më pas pranoi se ka rrëzuar paqëllim aeroplanin.
Tehran e kishte quajtur këtë si një “gabim skandaloz” nga Trupat e Gardës Revolucionare.
Viktimat përfshinë 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas përfshirë nëntë të ekuipazhit, katër afganë, katër britanikë e tre gjermanë.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...