Kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka paralajmëruar Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) se pasoja të tmerrshme i presin ata në rast se ndodh një konfrontim me Iranin, transmeton portali arbresh.info.
“Mos u betoni për një luftë kundër Iranit sepse ata do t’ju shkatërrojnë. Shtëpia juaj është prej xhami dhe ekonomia juaj është prej qelqi. Ashtu si qytetet e xhamit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Tashmë ju keni filluar të paguani çmimin e luftës kundër Jemenit”, tha Nasrallah.

Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif paralajmëroi ShBA-të që të niste një sulm kundër vendit të tij, duke paralajmëruar se kjo do të rezultojë që Teherani të fillojë një “luftë të gjithanshme” kundër agresorit.
Paralajmërimi erdhi ndërsa Uashingtoni akuzoi Iranin se po qëndronte prapa sulmit kundër rafinerive të naftës Saudite Aramco, përgjegjësia e të cilit është marrë nga militantët Houthi të Jemenit.
Teherani ka paralajmëruar se një veprim i tillë mund të çojë në luftë./arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...