Irani do të rihapë të gjitha vendet festare dhe kulturore për festën e Bajramit, pavarësisht numrin të madh të të infektuarve.
Presidenti Hassan Rouhani tha se muzetë dhe faltoret do të jenë të hapura për pelegrinët, por hapja e xhamive dhe qendrave tregtare pritet të diskutohet pas festave.
Faltoret e shenjta do të jenë të hapura nga lindja e diellit deri në perëndimin e diellit, por nuk do të lejohen lutjet e xhematit, tha Rouhani.
Vizitorët e vendeve do t’u kërkohet të respektojnë udhëzimet e shëndetit dhe sigurisë dhe vizitat do të jenë për një periudhë të shkurtër, shtoi ai.

Presidenti iranian gjatë një interviste në televizionin shtetëror tha se Irani ka kaluar tri fazat e koronavirusit.
Faza e katërt është kontrollimi në 10 nga 31 provincat e Iranit, ku situata është më e mirë dhe shqyrtimi do të intensifikohet ndërsa pacientët e infektuar do të ndahen nga pjesa tjetër e popullsisë.
Presidenti tha javën e kaluar që restorantet do të rihapeshin pas Ramazanit dhe aktivitetet sportive do të rinisnin pa spektatorë. Universitetet, por jo shkollat mjekësore, do të rihapen më 6 qershor.
Sipas shifrave të ministrisë së shëndetësisë, më shumë se 7,000 njerëz deri më tani kanë vdekur nga pandemia në Iran dhe më shumë se 130,000 janë infektuar./arbresh.info/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...