Irani do të akuzojë SHBA’në për krime lufte në Gjykatën e Hagës. Kjo për faktin se konsideron që vrasja e gjeneralit të saj, Qassim Soleimani, ka qenë shkelje e të drejtës ndërkombëtare.
Presidenti i SHBA’së dha urdhërin me 3 janar për vrasjen e Soleimanit, i cili ndodhej në Irak. Ai u vra nga një dron jashtë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit.
“Ne do të ngrejmë padi në Republikën Islamike, Irak dhe Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë kundër ushtrisë dhe qeverisë së Amerikës dhe kundër Trumpit”, ka thënë Gholam Hossein Esmaeili, zëdhënës i çështjeve juridike të Iranit.
“Nuk ka dyshim që ushtria amerikane ka bërë një akt terrorist me vrasjen e Komandantit të Gardës Revolucionare, Gjeneral Lejtnant Qassim Soleimani”
Që nga vrasja, lidershipi i Iranit ka premtuar hakmarrje në cdo formë të mundshme. Ata fillimisht sulmuan bazat amerikane në Irak, në të cilat nuk kishte ushtarë amerikanë. Pastaj ushtria e Iranit rrëzoi gabimisht një aeroplan komercial duke vrarë të gjithë 176 personat në bord. /Express/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?