Irani dënon me vdekje personin që pretendohet se ka ndarë informacione për Soleimanin

15:08 | 9 Qershor 2020

Irani ka dënuar me vdekje një person me pretendimin se ka ndarë informacionet e rutës së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, i cili u vra nga SHBA-të.

Zëdhënësi i pushtetit gjyqësor në Iran, Ghulam Hussain Ismaili në një konferencë për media në Teheran pretendon se personi Mahmoud Mousavi-Majd ka spiunuar për shërbimin sekret izraelit “Mossad” dhe shërbimin inteligjent amerikan CIA dhe ka shpërndarë për to vendndodhjen e Soleimanit.

Ai pohoi se Majd për para u ka siguruar informacione Mossad-it dhe CIA-s në lidhje me forcat e armatosura të vendit në krye me forcën elitare Quds të Gardës Revolucionare të Iranit si dhe në lidhje me çështjet tjera të sigurisë.

Ismaili potencoi se Majd është dënuar me vdekje nga gjyqësori iranian, vendimi i cili është është aprovuar nga gjykata, ndërsa dënimi do të ekzekutohet së shpejti.

SHBA-të më 3 janar 2020 vranë Soleimanit dhe komandantin e milicisë Hashd al-Shaabi në një sulm ajror në aeroportin e Bagdadit. /AA

 

Lajmet më të lexuara