Iran, të pastrehët gjejnë ‘strehim’ në varreza

18:20 | 28 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Një seri e fotografive dramatike shfaq të pastrehët në Iran, të cilët për t’iu larguar dimrit të ftohtë kanë gjetur ‘strehim’ në një varrezë në afërsi të Teheranit.

Sipas një gazete lokale, mbi 50 persona janë duke jetuar në varrezat boshe në periferi të Shahriar, pranë Teheranit, transmeton arbresh.info.

Fotografitë e publikuara nga gazeta Shahrvand janë përhapur me një shpejtësi të madhe nëpër rrjetet sociale.

Disa shoqata të bamirësisë lokale u kanë ofruar ndihmë disa banorëve, shumica e të cilëve vuajnë nga varshmëria e drogës dhe janë në gjendje të rëndë mendore dhe fizike.

Autoritetet lokalë kanë reaguar me shpejtësi duke premtuar se do t’iu vinë në ndihmë të gjithë të pastrehëve.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se Irani është mes të një epidemie nga varshmëria e drogës, të cilët furnizohen nga Afganistani, prodhuesi më i madh i drogës në botë./Arbresh.info

640x400_bonus-2712-iran-homeless-live-graves2 640x400_bonus-2712-iran-homeless-live-graves3 640x400_bonus-2712-iran-homeless-live-graves4

Shpërndaje në rrjete sociale