Me 156 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.132 numri i viktimave në vend.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, në një deklaratë në televizionin shtetëror transmetoi të dhënat e fundit lidhur me COVID-19.
“Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 156 persona nga qytetarët tanë të prekur me COVID-19. Në vend janë shënuar 2.450 raste të reja dhe 1.145 prej tyre janë shtruar për trajtim në spitale”.
Në këtë mënyrë, humbja e jetëve nga virusi ka arritur në gjithsej 18.132, ndërsa numri i rasteve në 322.567, tha Lari, e cila njoftoi se 4.136 nga të prekurit me virusin janë në gjendje të rëndë.
Zëdhënësja Lari shtoi se numri i të shëruarve deri më tani në vend ka arritur në 279.724.
Lari informoi se nga dje e deri më sot janë kryer 24.812 teste dhe se deri më tani në gjithë vendin janë kryer gjithsej 2.612.763 teste për COVID-19.
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”
Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima