Me 125 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirus në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 20.901.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, për televizionin shtetëror po ashtu njoftoi 2.213 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 363.363.
Lari shtoi se 3.839 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 313.058.
Zëdhënësja Lari informoi se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 3.088.313 teste për COVID-19.
COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”
Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima