Një foshnjë e porsalindur në qytetin Meshhed të Iranit është infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, Ahmed Shah Ferhat, akademik në Universitetin e Shkencave Mjekësore, njoftoi se është testuar një i porsalindur, nëna e të cilit është infektuar me COVID-19, dhe se foshnja ka rezultuar pozitiv.
Foshnja me peshë 900 gramë mbahet për trajtim në Spitalin Imam Riza, njoftoi akademiku, duke shtuar: “Foshnja, 24 orët e para pas lindjes kishte vështirësi të frymëmarrjes. Tani mund të marrë frymë pa njësi mbështetëse”.
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në rreth 200 vende dhe rajone në gjithë botën.
Më shumë se 777.000 raste janë raportuar në të gjithë botën, ndërsa mbi 37.000 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 164.000 janë shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i të vdekurve nga COVID-19 në Iran është 2.757, ndërsa ai i rastve 41.595.
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...