Shtetet e Bashkuara i kanë garantuar Irakut edhe një lehtësim 90-ditor, duke i lejuar kështu të importojë energji elektrike nga Teherani, transmeton AP. Sektori i energjisë në Irak është duke u përballur me probleme të shumta dhe nuk i përmbush kërkesat e brendshme.
Sanksionet amerikane ndaj Iranit kanë filluar së aplikuari në muajin nëntor. Vendimi për goditje të Iranit me sanksione ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka tërhequr SHBA-në nga pakti bërthamor që ka nënshkruar Teherani me fuqitë botërore.
Kjo marrëveshje parasheh lirimin e Iranit nga sanksionet Perëndimore në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor. Fillimisht SHBA-ja i ka garantuar Irakut lehtësim prej 45 ditëve, ashtu që t’i lejojë blerjen e energjisë elektrike dhe gazit nga vendi i tij fqinj.
Të premten, Departamenti amerikan i Shtetit i ka thënë agjencisë së lajmeve, The Associated Press se lehtësimi për importimin e energjisë elektrike do t’i zgjatet Irakut për 90 ditë. Tetë shtete, duke përfshirë, Kinën, Indinë dhe Japoninë kanë siguruar lehtësime për periudhë gjashtëmujore, derisa ato të ndalojnë plotësisht importimin e energjisë elektrike nga Irani.
Bordi i Paqes, Rama-opozitës: Thatë se SHBA do më bënte gjyq...
Presidenti Begaj autorizon Kryeministrin Rama për nënshkrimi...
“Pse nuk ishte në nënshkrimin e Bordit të Paqes në Davos?”, ...
Merz: Bota ka hyrë në epokën e politikës së fuqive të mëdha
28-vjetori i sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, Kurti: Hi...
KFOR-i dhe Policia zhvillojnë ushtrim të përbashkët për reag...