Iraku ka lëvizuar një hap më pranë lejimit të martesës së vajzave që të moshë të re.
Sipas projektligjit që pritet të aprovohet, vajzat mund të martohen edhe kur janë 9- vjeç, transmeton portali arbresh.info
Propozimi është bërë nga 40 deputetë, ndërsa miratimi pritet të behët pas rishikimit të projekligjit nga gjykatat fetare.
Gjykatat qeveritare, që nga viti 1959, kanë vendosur për çështje të tilla, duke vendosur moshën zyrtare të martesës me 18 vjeç.
Sipas Suad Abu-Dayyeh, konsulent në Lindjen e Mesme, besohet se ky projektligj është bërë për shkak të interpretimeve mbi moshën e gruas së Profetit Muhamed.
UNICEF thekson se një në pesë vajza në Irak martohen si fëmijë dhe sipas traditës ato nuk lejohen të vijojnë shkollën dhe menjëherë mbesin me barrë./arbresh.info/
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...