Ambasada së SHBA-ve në Bagdad ka theksuar se ka kufizuar lëvizjen e personelit pas marrjes së ‘kërcënimeve të besueshme për sulme të mundshme në hotelet e frekuentuara nga perëndimorët’.
Përmes një deklaratë, Ambasada e SHBA-ve ka kërkuar nga qytetarët e saj që të jenë vigjilent, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, nuk janë dhënë detaje mbi natyrën e kërcënimit.
Autoritetet SHBA-ve këshillojnë qytetarët të mos udhëtojnë në Irak, duke përmendur rrezikun e rrëmbimit nga grupet e armatosura.
Iraku është një nga shtatë vendet me shumicë myslimane që janë subjekt i ndalimit të përkohshëm i ndalimit të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara. Bagdadi këtë vendim e ka quajtur të padrejtë./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperatura deri n...
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026