Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka miratuar 800 milionë dollarë (740 milionë euro) ndihmë për t’u marrë me pasojat e krizës së koronavirusit, njoftoi sot presidenti i saj, Thomas Bach.
“Nga kjo shumë, 650 milionë dollarë do të shpenzohen për shtyrjen e Lojërave Olimpike të Tokios në 2021, ndërsa 150 milionë dollarë do t’i shkojnë Lëvizjes Olimpike, në veçanti federatave ndërkombëtare, të prekura kryesisht nga kriza e koronavirusit”, tha Bach gjatë një konference virtuale për shtyp
“COVID-19 ka shkaktuar pasoja të rënda financiare për Lojërat Olimpike, Lëvizjen Olimpike në për IOC në tërësi”, vazhdoi ai.//ATSH
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...