Një studim izraelit i përgatitur nga Ministria Izraelite e Inteligjencës, botuar në Israel Today, paralajmëroi për atë që e quajti “fuqia në rritje e Turqisë” në Afrikë, duke theksuar nevojën që Tel Aviv të fitojë më shumë vende në kontinentin afrikan. Sipas këtij studimi, vendet afrikane votuan në Kombet e Bashkuara si një “bllok votimi” kundër Izraelit dhe në favor të palestinezëve.
Studimi thekson më tej se Izraeli “mund të inkurajojë në një periudhë relativisht të shkurtër kohe 6 vende afrikane të ndryshojnë mënyrën e votimit, por kjo kushtëzohet nga mbështetja e interesave të përbashkëta me ato vende”.
Studimi sugjeroi që Izraeli të përqendrohej në vendet: Togo, Ruanda, Sudani i Jugut, Kameruni dhe Republika Demokratike e Kongos, “duke i hapur rrugën atyre drejt Uashingtonit”, sipas një burimi izraelit.
Studiuesit izraelitë të inteligjencës besojnë se “Tel Aviv mund të punojë me ato vende në fushat e sigurisë, antiterrorizmit, infrastrukturës, shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe teknologjisë”.
Studimi theksoi fuqinë në rritje të Turqisë dhe Kinës në Afrikë në vitet e fundit. “Turqia ka katërfishuar praninë e saj zyrtare në Afrikë vetëm gjatë dekadës së fundit, ndërsa Kina po zgjeron ndjeshëm investimet e saj në kontinent,” paralajmëron studimi.
Investimet turke në Afrikë
Tetorin e kaluar, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se investimi i vendit të tij në Afrikë kishte krijuar 100,000 vende pune në kontinentin afrikan, duke vënë në dukje se vlera e projekteve turke të përfunduara në vendet afrikane ishte rreth 70 miliardë dollarë dhe se vendi i tij kishte rritur numrin e ambasadave në kontinent nga 12 në 42./koha.mk/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...