Qeveria e Gjermanisë ka miratuar një projektligj me të cilin lejon që institucionet e inteligjencës të mund të lexojnë shkrimet në WhatsApp dhe shkëmbimet e mesazheve të koduara të ngjashme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zv. zëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer deklaroi se kabineti i ministrave ka pranuar projektligjin e paraqitur nga Ministria e Brendshme i cili u njeh mundësinë institucioneve të inteligjencës që të lexojnë shkresat e koduara në WhatsApp dhe aplikacionet tjera të ngjashme.
Sipas kësaj Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) që është përgjegjëse për inteligjencën e brendshme në Gjermani dhe Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND) përgjegjës për inteligjencën e jashtme dhe Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) do të mund të lexojnë dhe të ndjekin mesazhet e koduara.
Projektligji në fjalë pritet të miratohet në Parlamentin Federal. Për zbatueshmërinë e cila do të hyjë në fuqi duke u shndërruar në ligj pas miratimit nga Parlamenti do të vendoset kushti për një vendim gjykate.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve