Inteligjenca britanike ka përditësuar raportin e saj të datës 12 mars mbi situatën në Ukrainë, ku raportohet se forcat ruse tash janë 25 km afër Kievit.
Tutje thuhet se kolona e gjatë ushtarake ruse është shpërndarë dhe kjo për arsye të përpjekjeve për ta rrethuar kryeqytetin Kiev.
Ndërkaq në qytetet Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbesin të rrethuara dhe vazhdohen të granatohen nga ushtria ruse.

Imazhet satelitore të marra nga një firmë amerikane e autokolonës së gjatë ushtarake ruse pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, tregojnë se ajo është “shpërndarë dhe ripozicionuar në masë të madhe”.
Kolona e gjatë rreth 60 kilometra që përfshinë tanke, sisteme raketore e artileri u pa për herë të fundit pranë aeroportit Antonov, në veri-perëndim të Kievit dhe lëvizja e saj mund të sinjalizojë një shtytje të re drejt Kievit.
Firma që bëri fotot, Maxar Technologies, tha se pjesë të kolonës ishin në pozicione në qytetet përreth.
Pjesët e tjera janë më në veri, me artileri tani në pozicionet e qitjes.
Rivendosja e dukshme erdhi pasi forcat ruse në Ukrainë filluan të sulmojnë objektiva të reja në zona të ndryshme të vendit:
Një fushë ajrore dhe një fabrikë e motorëve të avionëve u shënjestruan në Lutsk, në veri-perëndim
Sipas zyrtarëve rusë të mbrojtjes, shpërthimet goditën gjithashtu fushat ajrore në Ivano-Frankivsk, në jug-perëndim.
Në Dnipro, një bastion i madh në Ukrainën qendrore lindore, një person u raportua i vdekur nga sulmet ajrore.
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...