Norma vjetore e inflacionit në Turqi arriti në qershor në thuajse 80%, duke vendosur një rekord të ri në 24 vitet e fundit. Në vend që të shkojnë në supermarkete, banorët në Antalia i janë rikthyer tregjeve të rrugës, pasi janë për ta sot, i vetmi burim jetësor, për të siguruar ushqimeve bazë, më lirë.
Për mijëra familje turke, çmimet e produkteve kryesore të shportës thjesht po bëhen të papërballueshme, me inflacionin vjetor që ka arritur rekordin në më shumë se 2 dekada.
“Më përpara, produktet kryesore të kuzhinës, kushtonin pak por në krahasim me verën e shkuar, sot çmimet janë 3 herë më të larta, disa produkte më shumë se 3-fish dhe kjo ndodh kudo. Janë rritur çmimet e veshjeve, ushqimeve dhe nevojave personale, gjithçka”, thotë Hakan, një shitës ambulant.
Klientët ankohen për çmimet, që sipas tyre, po ndryshojnë e po rriten çdo javë. Edhe analistët thonë, se me rritjen e mëtejshme të çmimeve të karburanteve, norma vjetore e inflacionit Brenda këtij viti, mund të tejkalojë 120%, me shitësit rrjedhimisht të detyruar të shesin gjithçka, me çmime më të larta se më parë.
“Është e vështirë për ne sepse çmimet rriten por nuk rritet shitja. Shpenzimet rriten por njerëzit nuk blejnë. Mendoj se kostot edhe për ne janë rritur për shkak të çmimit të naftës. Kemi nevojë për ndihmë nga qeveria sepse njerëzit po blejnë gjithnjë e më pak. Qytetarët sot nuk blejnë më si dikur”, thotë një tjetër shitës.
Sipas një sondazhi më të fundit të kryer në Antalia, rezultoi se 70% e qytetarëve mendojnë se sot, blerja e mishit apo frutave si dikur, është shndërruar në luks.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit