Një anëtar i stafit të një shkolle në Reading të Anglisë është njëri prej katër pacientëve të konfirmuar si të infektuar me koronavirus.
Mësuesja kujdestare, Michelle Masters, e cila punon në shkollën “Willow Bank”, i informoi prindërit përmes një letre elektronike se një anëtar i stafit të shkollës është infektuar me koronavirusin Covid-19.
Në këtë letër, ajo kërkon nga prindërit që të qëndrojnë të qetë dhe t’i zbatojnë procedurat e rekomanduara higjienike.
“Shkolla do të mbyllet për disa ditë në mënyrë që të lihet hapësirë për pastrim të thellë dhe për t’u siguruar që rreziku nga infektimi të mbesë i ulët”, thuhet më tej në letër.
Dy nga pacientët e tjerë kishin ardhur së voni nga Italia, ndërsa një tjetër është kthyer nga Azia, tha zyrtari shëndetësor, Chris Whitty.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar tashmë ka shkuar në 23.
Republika e Irlandës e raportoi rastin e parë të shtunën. Pacienti është një burrë që kishte qenë më parë në Itali, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.
Shumë shtete kanë marrë masa të rrepta për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit. Shtetet e Bashkuara së fundi morën vendim për ndalimin e udhëtimeve nga Irani.
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...