Gjashtë persona janë vrarë dhe 200 janë lënduar gjatë protestave masive në Xhakarta të Indonezisë pas fitores së presidentit Joko Widodo. Policia e konfirmoi numrin e të vdekurve duke u bazuar në raportet e spitaleve. Ata thanë se shkaku i këtyre vdekjeve është duke u hetuar.
Komandanti i përgjithshëm i policisë mohoi se policët kanë përdorur municion vdekjeprurës gjatë përleshjeve, ndërsa qasja në rrjetet sociale është kufizuar nga autoritetet në disa zona për ta parandaluar përhapjen e thashethemeve.
“Disa prej viktimave patën plagë nga armët, disa patën ndrydhje, por ne ende kemi nevojë për ta vërtetuar këtë”, tha komandanti Tito Karnavian, duke raportuar për gjashtë personat e vdekur, të cilët besohet se janë vrarë gjatë orëve të natës.
Autoritetet thanë se protestat ishin të planifikuara dhe nuk ishin të rastësishme. Ato besojnë se një grup i personave provokues mund të jenë përgjegjës për dhunën e ndodhur. “Shumica e protestuesve nuk ishin nga Xhakarta, por erdhën nga vende të tjera”, dha Muhammed Iqbal, zëdhënës i policisë.
Protestuesit u mblodhën përsëri në Xhakarta edhe të mërkurën, ndonëse presidenti Widodo ka thënë se do të ketë reagim të ashpër kundër personave të dhunshëm.
Protestat në Xhakarta filluan në mënyrë paqësore të martën, por u shndërruan në përleshje të dhunshme pak më vonë. Protestuesit filluan t’i djegin veturat dhe ta sulmojnë policinë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës