Një burrë dhe një grua janë fotografuar duke ecur së bashkë nën vëzhgimin e autoriteteve vendore në ishullin Gili, Trawangan, në Indonezi.
Që të dy janë detyruar të ecin ‘në shëtitjen e turpit’ pasi kishin vjedhur një biçikletë, transmeton arbresh.info.
Fotografitë shokuese tregojnë dy turistët të cilën në qafë kanë të varur nga një copë kartoni në të cilën shkruhet: “Unë jam hajdut! Mos e bëni ju atë që kam bërë unë…!!!”.

Për herë të fundit një skenë e tillë ishte parë në serialin Game of Thrones, kur Cecilia, detyrohet të ecë në ‘rrugën e turpit’ për shkak të ‘mëkateve’ që kishte kryer.
Fotografitë e turistëve në Indonezi kanë ngjallur reagime të shumta. Disa lexues të mediave të huaja e kanë dënuar një gjest të tillë. Dikush edhe ka pyetur se ‘është kjo një gjest për të kthyer atraksionin turistik në Indonezi?’.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ishulli e ka dënuar dikë me ‘shëtitje të turpit’. Në fakt, ky është një ritual që kryhet nga të gjithë ata që kanë bërë krime./Arbresh.info
Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për ba...
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...