Një sasi e 13.4 milionë skedarëve të zbuluar nga firma ligjore Appleby gjatë fundjavës ekspozuan marrëdhëniet financiare të dhjetëra kompanive në strehët e taksave në mbarë botën.
Informacioni, që u bë publik në të ashtuquajturën Paradise Papers, ka të bëjë me disa nga kompanitë më të njohura në botë dhe top figurat publike, transmeton portali arbresh.info
Më poshtë keni disa nga individët më të famshëm që janë përmendur në këta skedarë.
Mbretëresha e Britanisë së Madhe

Gazetat zbulojnë Duchy of Lancaster – i cili siguron Mbretëreshën me të ardhura private – mban fonde në Ishujt Kajman dhe Bermuda.
Wilbur Ross

Dokumentet thuhet se tregojnë se sekretari i tregtisë së Presidentit Donald Trump kishte bërë biznes me dhëndrin e Vladimir Putinit përmes një ndërmarrjeje të anijeve në Rusi.
Lord Ashcroft

Dokumentet sugjerojnë se Lordi Ashcroft, i cili është një donator i madh i konservatorëve dhe ish nënkryetari i partisë, e ruajti statusin e tij jorezident, ndërsa shërbente në Shtëpinë e Lordëve, përcjell arbresh.info
Stephen Bronfman

Këshilltari i lartë i kryeministrit kanadez përmendet në këto letra se është përfshirë në lëvizjen e miliona dollarëve për tek ‘parajsat’ tatimore.
Madonna

Madonna është përmendur se ka aksione në një kompani të furnizimeve mjekësore në Bermuda. Kjo kompani u tregua se ishte regjistruar në vitin 1997 dhe u mbyll në vitin 2013, sipas raporteve të medias.
Bono

Frontmeni i U2 përdor një kompani me bazë në Maltë për të investuar në një qendër tregtare lituaneze, sipas gazetave.
Amitabh Bachchan

Dosjet thuhet se tregojnë se ylli i Bollywood ishte aksionar në një kompani të medias digjitale, e cila u inkorporua në Bermuda në vitin 2002./arbresh.info/
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...