Minsitri i Jashtëm i Indisë, Sushma Swaraj, ka theksuar se Mianmari duhet të kthejë në vend refugjatët myslimanë Rohingya.
Rreth 600 mijë refugjatë myslimanë Rohingya janë larguar nga Mianmari dhe kanë arritur në Bangladesh që nga 25 gushti, transmeton portali arbresh.info
Kombet e Bashkuara krizën në Mianmar e kanë quajtur “spastrim etnik”.
“Mianmari duhet të kthejë pas njerëzit që i përkasin vendit të tyre. Kjo është një barrë e rëndë për Bangladeshin. Sa kohë duhet të durojë Bangladeshi në këtë formë? Duhet të gjindet një zgjidhje për refugjatët”, ka theksuar Sëaraj gjatë një takimi në Bagladesh.
Në takimin me homologun indian, Ministri i Jashtëm i Bangladeshit, A.H.Mahmood Ali, ka theksuar se vendi i tij është i shqetësuar se “situata mund të eskalojë”./arbresh.info/
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim