Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 1,247 viktima të reja të koronavirusit. Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia Covid-19 në këtë shtet shkoi në 85,619.
Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 93,337 raste të reja të personave të infektuar dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në mbi 5.3 milionë persona, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
India ka shënuar shifra të larta të infektimeve çdo ditë gjatë pesë javëve të fundit dhe pritet që së shpejti të bëhet vendi i parë në botë në këtë aspekt, duke ia zënë vendin e parë pas disa muajve Shteteve të Bashkuara.
Pavarësisht numrit të lartë të personave të infektuar, shkalla e vdekshmërisë në këtë shtet mbetet e ulët në krahasim me disa vende tjera.
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka