India regjistroi më shumë se 4.000 vdekje të reja nga koronavirusi (COVID-19), sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria theksoi se u regjistruan 4.002 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 367,081.
Vendi gjithashtu regjistroi 84.332 raste të reja në 24 orët e fundit, shifra më e ulët në 70 ditët e fundit. Infeksionet tani qëndrojnë në 29,3 milionë.
India më 10 qershor njoftoi gjithsej 6.148 vdekje, numri më i lartë i viktimave në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë. Zyrtarët shëndetësorë, megjithatë, thanë se kjo ishte për shkak të shtetit verior të Bihar që kishte rishikuar numrin e të vdekurve.
Një deklaratë të premten vonë theksonte se numri i dozave të vaksinave COVID-19 të administruara arriti në 249.316.572.
India ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në botë pas SHBA-së, kurse për nga numri i vdekjeve radhitet e treta, pas SHBA-së dhe Brazilit./aa/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...