India regjistroi 326,098 raste të reja me koronavirus të shtunën dhe 3,890 vdekje në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria deklaroi se rastet totale kanë arritur në 24,37 milionë, ndërsa numri i të vdekurve është 266,207, shkruan AA, transmeton portali arbresh.info
Vendi ka raportuar më pak se 400,000 infeksione ditore për ditët e fundit.
Kryeqyteti tani është duke regjistruar më pas raste të infeksioneve, ndërsa zonat rurale janë duke përjetuar kulmin.
Shumë qytete dhe shtete janë aktualisht nën një bllokim.
Mes numrit të madh të rasteve, më shumë vende vazhdojnë të dërgojnë ndihma.
India së fundmi është ndihmuar nga Kazakistani.
Vendi është duke u përballur me valën e dytë të pandemisë, ndërsa shumë spitale janë duke u përballur me mungesë të mjeteve elementare.
Dhjetëra trupa janë gjetur kohët e fundit duke notuar në lumin Ganges në shtetet Indi Uttar Pradesh dhe Bihar./arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”