India ka porositur 300 milion doza të një vaksine të pa aprovuar, përderisa vendi është duke kaluar një valë të rrezikshme të pandemisë.
Vaksina pa emër nga firma indiane Biologjike E është në provat e Fazës 3 dhe kishte treguar “rezultate premtuese” në dy fazat e para, tha qeveria federale në një deklaratë, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Kjo është hera e parë që India ka nënshkruar për marrjen e një vaksine që ende nuk ka marrë miratim.
Më pak se 10% e vendit ka marrë të paktën një dozë të vaksinimit, kryesisht për shkak të një mungese të rëndë të dozave.
India vazhdon të regjistrojë një numër të madh infeksionesh me Covid-19, deri në 100 mijë raste në ditë.
Ajo ka regjistruar më shumë se 340,000 vdekje nga virusi deri më tani, por ekspertët thonë se numri është jashtëzakonisht i nënvlerësuar.
Qeveria federale e Indisë, e udhëhequr nga Kryeministri Narendra Modi, është kritikuar për mos vendosjen e masave me qëllim të parandalimit të infeksionit.
India aktualisht po jep tre vaksina – Covishield, prodhuar nga Instituti Serum i Indisë (SII) dhe Covaxin, i zhvilluar nga firma indiane Bharat Biotech dhe Këshilli Indian i Qeverisë i Kërkimit Mjekësor dhe Sputnik V, i cili është zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës.
Vaksina e re nga Biologjik E “ka të ngjarë të jetë në dispozicion në muajt e ardhshëm”, sipas qeverisë./arbresh.info/
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...