Një anije e marinës ruse iu afrua në mënyrë agresive të enjten një destrojeri amerikan që po lundronte në veri të detin të Arabisë. Njoftimi u bë nga “Flota e Pestë” e marinës amerikane me bazë në Bahren nëpërmjet një deklarate të publikuar të premten.
Sipas marinës amerikane, anija ruse u duk sikur po kërkonte të përplasej me destrojerin amerikan “USS Farragut” ndaj dhe iu kërkua që të ndryshojë kurs.
“Fillimisht anija ruse refuzoi, por në fund e ndryshoi kursin dhe të dyja anijet krijuan distancë me njëra-tjetrën“, thuhej deklaratën e marinës amerikane.
Lidhur me incidentin agjencitë ruse të lajmeve cituan ministrinë e Mbrotjes të ketë thënë se veprimet e anijes amerikane ishin një shkelje e qëllimtë e normave detare ndërkombëtare. Moska tha se ishte destrojeri amerikan ai që i preu rrugën anijes ruse./voa/
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...