Janë shfaqur imazhe që tregojnë se Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një test të raketave balistike me bazë nëndetëse.
Fotot, të cilat u shkrepën më parë këtë muaj, thuhet se tregojnë përgatitjet e ngjashme nga vendi në krahasim me ato të gushtit të vitit të kaluar kur testuan së fundmi një raketë me bazë nëndetëse, transmeton portali arbresh.info.
Ekspertët ushtarakë kanë thënë se vendi vetmitar, i udhëhequr nga Kim Jong-un, është duke kërkuar për të përmirësuar flotën bërthamore me bazë në det dhe sistemin e nisjes së saj nëndetëse Pukguksong-1.
Publikimi i imazheve vjen në mes të një periudhe tensionesh të ngushta midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara me të dyja palët që lëshojnw kërcënime dhe kundër-kërcënime./Arbresh.info

“Dividendi i luftëtarit”, Trump i jep çdo ushtari amerikan n...
KRU “Prishtina” njofton ndërhyrje në disa zona kyçe të kryeq...
Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës lajm...
FIFA ndan shifër rekord për fituesin e Botërorit 2026, ulen ...
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...