Gjiganti suedez i mobiljeve IKEA ka mbyllur 30 filialet e saj në Kinë për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri.
Përmes një deklarate, kompania suedeze tha se mbyllja është e përkohshme dhe se 14.000 punonjësve të saj u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi me pushim të paguar deri në njoftimin radhës.
Ndryshe, koronavirusi deri më tani ka marrë jetën e të paktën 170 njerëzve në Kinë, ndërsa mbi 7.000 janë infektuar. Po ashtu, më shumë se 60.000 njerëz kanë qenë nën vëzhgimin mjekësor.
Që nga shpërthimi i epidemisë në fund të vitit të kaluar, Kina e ka vendosur qytetin Wuhan, ku u shfaq virusi, nën një bllokim në përpjekje për ta parandaluar përhapjen.
Përveç Kinës, raste të virusit janë regjistruar edhe në Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë, SHBA, Singapor, Francë, Gjermani, Vietnam dhe Kanada.
Udhëtarët nga Kina po kontrollohen në aeroportet në mbarë botën, ndërkohë që disa linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Wuhan./aa/
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...