Lideri i opozitës greke, Alexis Tsipras, ka raportuar në mediat sociale se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Kreu i SYRIZA-s dhe ish-kryeministri deklaroi se simptomat e tij janë të lehta dhe se gruaja dhe fëmijët kanë rezultuar negative pas testimit, shkruan media greke ekathimerini, transmeton portal arbresh.info
“Unë dola pozitiv gjatë një testi paraprak PCR të kryer mbrëmë. Fatmirësisht, Beti [Baziana, partnerja e tij] dhe fëmijët janë negativë. Deri më tani kam pasur simptoma të lehta dhe shpresoj që së shpejti të jem i shëndetshëm”, thuhet në njoftim.
Tsipras ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 me 13 nëntor./arbresh.info/
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot
Max Allegri në “radarin” e Real Madridit