Një djalosh nëntëvjeçar nga Zagrebi, Kroaci, humbi katër gishtat e dorës së majtë pasi i shpërtheu fishekzjarri në dorën e tij.
Mjekët u përpoqën t’ia shpëtonin dorën djaloshit për gjashtë orë në sallën e operacionit, por me gjithë përpjekjeve, ai mbeti pa katër gishta, shkruajnë mediat e huaja.
Nëntëvjeçari është ende në intubim përveç dorës iu janë dëmtuar edhe rrugët e frymëmarrjes. Kjo ndodhi pasi ai kishte gëlltitur tymin pas ndezjes së fishekzjarrit.
Djaloshi thuhet se e kishte mbajtur në dorë fishekzjarrin dhjetë centimetra të gjatë dhe tre centimetra të trashë, dhe ka arritur ta ndezë me shkrepëse e cila shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe ka shkaktuar lëndime të rënda. /arbresh.info/
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...