Pieter Mienneman, një i mbijetuari nga sulmi terrorist racist në qytetin Hanau të Gjermanisë, është konvertuar në mysliman duke shqiptuar Shehadetin dhe mori emrin Bilal, raporton Anadolu Agency (AA).
Me origjinë nga Kameruni, Mienneman që u bë mysliman pas namazit të xhumasë në Shoqatën Islame Hanau, tha se ka mbijetuar për shkak se agresorit i mbaruan plumbat.
Mienneman, i cili është trajnues boksi ka bërë të ditur se ka informacione të mjaftueshme për islamin për të cilin ka qenë i interesuar edhe më parë. Ai shpjegoi se u sulmuan teksa ndodheshin për darkë në Arena Kafe me shokët që humbën jetën si pasojë e sulmit të agresorit racist dhe se shokët e tij kanë humbur jetën para syve të tij.
“Radha më kishte ardhur mua por mbeta gjallë pasi agresorit i përfunduan plumbat”, tregoi Mienneman i cili me sytë e përlotur tha se ende nuk ka mundur të dalë nga ndikimi i ngjarjes.
Bilal Pieter Mienneman, theksoi se pas kësaj ngjarjeje vendosi të bëhet mysliman duke shqiptuar Shehadetin në Shoqatën Islame Hanau pas namazit të xhumasë.
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...