I dërguari i SHBA-së në Ukrainë, Keith Kellogg është gjendur në një skenë në Poloni në Forumin e Sigurisë së Varshavës.
Aty, siç raportojnë mediat e huaja, ai ka folur edhe për luftën në Ukrainë.
Në këtë drejtim, sipas raportimit të mediave, ai ka thënë se Rusia nuk po e fiton këtë luftë.
“Po shohim një luftë që Evropa nuk e ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, citohet të ketë thënë ai.
Sipas tij, “Rusia nuk po e fiton këtë luftë dhe ukrainasit kanë luftuar me guxim dhe në mënyrë të jashtëzakonshme”.
“Ukrainasit kanë qenë tepër të pathyeshëm në atë që po bëjnë, në fund të fundit është se është një luftë e madhe që duhet të mbyllet”, ka shtuar ai.
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...