
White House special envoy Steve Witkoff, centre, arrives to meet families of hostages at the plaza known as the hostages square in Tel Aviv, Israel, Saturday, Aug. 2, 2025. ( AP Photo/Ariel Schalit)
I dërguari amerikan, Steve Witkoff, është takuar të shtunën me familjet e pengjeve izraelite që mbahen ende në Rripin e Gazës, rreth 22 muaj pas sulmit të Hamasit në tetor 2023, që shkaktoi shpërthimin e luftës.
Witkoff u prit me duartrokitje dhe thirrje për ndihmë nga qindra protestues të mbledhur në Tel Aviv, përpara se të zhvillonte një takim të mbyllur me familjet.
Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura konfirmoi se takimi ishte duke u zhvilluar, ndërsa pamjet e shpërndara në rrjet treguan momentin kur Witkoff mbërrin dhe familjarët brohorasin:
“Na i sillni në shtëpi!” dhe “Kemi nevojë për ndihmën tuaj”.
Vizita vjen vetëm një ditë pas inspektimit të Witkoff në një qendër ndihme të mbështetur nga SHBA në Gaza, ku u vlerësuan përpjekjet për dërgimin e ushqimit në territorin e shkatërruar palestinez.
Yotam Cohen, vëllai i pengut Nimrod Cohen (21 vjeç), i tha AFP-së: “Lufta duhet të përfundojë. Qeveria izraelite nuk do ta përfundojë atë me dëshirë. Ajo ka refuzuar ta bëjë këtë”.
“Qeveria izraelite duhet të ndalet. Për hirin tonë, për hirin e ushtarëve tanë, për hirin e pengjeve tona, për bijtë tanë dhe për brezat e ardhshëm të të gjithëve në Lindjen e Mesme.”
Pas takimit, Forumi lëshoi një deklaratë, ku thuhej se Witkoff u zotua për një angazhim personal dhe se ai dhe Presidenti amerikan Donald Trump do të punojnë për kthimin e pengjeve të mbetura.
Shtetet e Bashkuara, së bashku me Egjiptin dhe Katarin, kishin ndërmjetësuar më herët bisedime për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, të cilat do të mundësonin lirimin e pengjeve dhe shtimin e ndihmës humanitare, por ato u ndërprenë muajin e kaluar.
Kryeministri Benjamin Netanyahu përballet me presion të rritur të brendshëm dhe ndërkombëtar, ndërsa mbi dy milionë palestinezë sipas OKB-së dhe organizatave humanitare, po përballen me uri ekstreme në Gaza.
Sipas të dhënave zyrtare: Sulmi i Hamasit më 2023 shkaktoi vdekjen e 1,219 personave, kryesisht civilë.
Deri më tani, janë vrarë gjithashtu 898 ushtarë izraelitë, sipas ushtrisë.
Fushata ushtarake e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 60,332 persona, kryesisht civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...