Presidenti i Libanit, Michel Aoun sot caktoi ish-kryeministrin Saad Hariri, udhëheqësin e Lëvizjes Mustakbel, për të formuar qeverinë e re të vendit, më pak se një vit pasi qeveria e tij e fundit dha dorëheqjen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aoun u këshillua me parlamentin përpara se të emëronte kryeministrin për formimin e qeverisë së re.
Ndërsa 65 nga 118 deputetë që morën pjesë në konsultim votuan për Haririn, 53 të tjerët abstenuan.
Pas konsultimeve, Hariri u thirr në pallatin Baabda për t’iu dhënë detyra për formimin e qeverisë së re, njoftoi Presidenca libaneze.
Hariri shërbeu si kryeministër dy herë më parë, në periudhën nga 2009 deri në 2011 dhe nga 2016 deri në janar të këtij viti, përpara se të zëvendësohej nga qeveria aktuale.
Ai vjen nga një dinasti politike si djali i kryeministrit të ndjerë Rafik Hariri, i cili u vra në vitin 2005.
Disa ditë pas një shpërthimi të fuqishëm në kryeqytetin Bejrut, qeveria e Hassan Diab dha dorëheqjen më 10 gusht duke u kthyer në një qeveri të përkohshme deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri.
Qeveria e Diab kishte ardhur në detyrë në shkurt të këtij viti, duke zëvendësuar qeverinë e Haririt, e cila dha dorëheqjen më 29 tetor, pas protestave popullore të nxitura nga kërkesat ekonomike dhe politike.
Armand Duka: Objektiv imi nuk është të bëhem president i UEF...
Vrasja në Skenderaj, kërkohet paraburgim ndaj babait dhe të ...
Përfshihet nga zjarri një diskotekë në Prishtinë
Një person e mban peng një grua brenda QKUK-së, policia jep ...
Të dyshuarit për manipulim të provave në ngjarjen e rëndë në...
Pas tre vitesh martesë, ndahen Kanye West dhe Bianca Sensori