Hungaria nisi sot një fushatë anti-evropiane duke i kërkuar shtetasve qëndrimin e tyre sesi mund të përballen me politikat e Brukselit, që sipas qeverisë, po këncënojnë pavarësinë e tyre.
“Pyetsori i emërtuar “Të ndalim Brukselin”, u dërgua në çdo shtëpi”, njoftoi një zyrtar i lartë i qeverisë duke nisur zyrtarisht fushatën.
“Vendime dhe përballje të rëndësishme na presin në ditët në vijim, dhe Hungaria mund të dalë fitimtare nëse ka mbështetje e të gjithë vendit”, deklaroi Bence Tuzson.
Pyetsori përmbëhet nga gjashtë pyetje, që kanë në fokus çështjen e imigracionit.
“Çfarë duhet të bëjë Hungaria ndërkohë kur, pavarësisht një serie të fundit të sulmeve terroriste në Evropë, Brukseli kërkon ta detyrojë për të pranuar të hyjnë në territorin e saj migrantë të paligjshëm? Është një nga pyetjet, e cila si përgjigje ofron një zgjedhje mes alternativës për t’i lejuar migrantët të lëvizin lirshëm brenda vendit apo për t’i mbajtur nën monitorim në pritje të shpalljes së vendimit nga ana e autoriteteve për rastet në fjalë.
Hoti: Familja, themeli i shoqërisë, dinjiteti i sakrifikuesv...
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri