Parlamenti hungarez ka miratuar një ligj të diskutueshëm që mundëson arrestimin e të gjithë azilkërkuesve në vend.
Ligji do të vlejë edhe për refugjatët e mbyllur në kampet kufitare deri sa të vendoset për fatin e tyre, transmeton arbresh.info.
Aplikimet do të shpallen të pavlefshme për këdo që hyn në Hungari nga Serbia apo “një vend i tretë i sigurt”, ndërsa afati për ankesa do të zvogëlohet vetëm tri ditë si dhe emigrantët duhet të paguajnë vetë shpenzimet për lirim nga burgu.
Ligji i ri u lejon autoriteteve të mbledhin detaje për të gjithë azilkërkuesit e moshës së rritur në territorin e Hungarisë dhe kthimin e menjëhershëm e azilkërkuesve të refuzuar për në Serbi.
Ky vendim është pjesë e masave të “krizës” dhe do të zgjasë deri në shtator./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...