Sateliti-nano i tretë hungarez u lëshua sot në qendrën hapësinore në Guajanën franceze, tha astronomi Laszlo Kish për kanalin televiziv M1.
Radquib u ndërtua në punëtoritë me përgjegjësi të kufizuar dhe siguri (Kft) të Qendrës Klimatike të Bashkimit Evropian (C3S) dhe do të vihet në orbitë sot vonë për të monitoruar rrezatimin kozmik rreth Tokës, tha Kish.
Ky satelit, së bashku me dy nano-satelitët që u lansuan më herët, do të jetë sistemi për gjetjen e shpërthimit të rrezeve gama, shtoi Kish.
Zhvillimi i kësaj pajisje kërkoi pesë vjet bashkëpunim midis Institutit Konkoli Tege të Astronomisë në Budapest, Universitetit Hungarez Etvos Lorand (ELTE), Universitetit Hiroshima të Japonisë dhe partnerëve çekë dhe sllovakë.
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...