Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pasi Hungaria i hapi rrugën anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke i uruar mirëseardhjen Stokholmit në Aleancë. Në një postim në Twitter, Begaj shkruan se me anëtarësimin e Suedisë, NATO do të jetë edhe më fortë dhe e bashkuar.
“Mirë se vjen, Suedi, si shteti i 32-të anëtar i NATO-s. Aleanca jonë është tani edhe më e fortë dhe e bashkuar, duke forcuar sigurinë dhe vlerat tona kolektive”, shkruan Begaj.
Po ashtu edhe Ministri i Jashtëm Igli Hasani përshëndeti anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Parlamenti i Hungarisë miratoi me shumicë dërrmuese ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n të hënën, duke hapur rrugën për pranimin e vendit nordik në aleancë pas gati dy vjet negociatash intensive. Marrja e miratimit nga parlamenti hungarez ishte pengesa e fundit për anëtarësimin e Stokholmit në NATO.
Suedia do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës pasi të dorëzojë instrumentin e saj të anëtarësimit me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, e cila është depozituesi i Traktatit të Atlantikut të Veriut./rtsh.al/
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...