Lija e majmunit ka filluar të përhapet gjithnjë e më shumë, ndërsa vendet e fundit që kanë regjistruar rastet e para janë Hungaria dhe Norvegjia.
Hungaria ka regjistruar rastin e parë të lisë së majmunëve, tha sot për MTI kryeinspektorja shëndetësore e vendit, Cecilia Miller, transmeton portal arbresh.info
Burri në fjalë është 38 vjeçar dhe autoritetet shëndetësore ende nuk kanë përcaktuar nëse ai ka udhëtuar jashtë vendit në kohët e fundit.
Norvegjia ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (FHI).
Personi i infektuar ka udhëtuar së fundmi jashtë vendit dhe rasti lidhet me valën e infektimeve që kanë shpërthyer në Europë.
Deri më 30 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar raporte për 57 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve dhe rreth 120 raste të dyshuara në 23 vende ku virusi nuk është endemik, sipas një përditësimi javor.
Në Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan 12 raste në tetë shtete të premten pasdite./arbresh.info/
Vuçiqi paralajmëron zgjedhjet e parakohshme
Policia njofton për një vdekje të dyshimtë në Leposaviq, një...
Kurti: Jeta e Kiçinës dhe Halilajt u shenjua si luftëtarë të...
Bulliqi sërish kandidat për kryetar të Podujevës
Simone Inzaghi kërcënon të lërë në hije finalen e Ligës së K...
Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës, evakuohen...