Një bombë e vendosur në anë të rrugës shpërtheu gjatë kalimit të një automjeti që po transportonte civilë, thanë autoritetet lokale.
Shtatë civilë kanë humbur jetën në një shpërthim në provincën Ghazni të Afganistanit, njoftuan autoritetet lokale.
Zëdhënësi i Guvernatorit të provincës Ghazni, Vahidullah Xhumazada, tha në një deklaratë për shtyp se një bombë e vendosur në anë të rrugës në zonën Dere-i Kiyak të rrethit Çagatu shpërtheu kur një automjet që po transportonte civilë po kalonte nëpër këtë zonë.
Xhumazada tha se në mesin e të vdekurve gjenden edhe fëmijë.
Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin./AA/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...