Zyra e Prokurorit në Paris ka njoftuar për vdekjen e viktimës së pestë të sulmit në një Treg Krishtlindjesh që ka ndodhur një javë më parë në qytetin francez, Strasburg.
Ai është identifikuar si Barto Pedro Orent-Niedzielski, me prejardhje nga Polonia.
I dyshuari për kryerje të këtij sulmi, Cherif Chekatt, është qëlluar për vdekje të enjten nga policia.
Katër anëtarë të familjes së tij janë liruar të shtunën dhe dy familjarë të tjerë të dielën.
Aktualisht askush nuk është i ndaluar për këtë rast.
Chekatt, që ka lindur në Strasburg, ka qenë i njohuar për shërbimet e sigurisë.
Ai ka qenë në listën e personave që përbëjnë rrezik potencial për sigurinë kombëtare.
Agjencia e lajmeve të grupit militant, Shteti Islamik (IS), Amaq, ka thënë të enjten se Chekatt ka qenë “ushtar i IS-it”, që ka kryer sulmin “në përgjigjje ndaj thirrjeve për të shënjestruar qytetarët e shteteve të koalicionit” që luftojnë militantët e këtij grupi në Siri dhe Irak.
Të dielën qindra persona janë mbledhur në një tempull në Strasburg për të nderuar viktimat me lexime dhe këngë.
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...