Një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja në veri të Greqisë gjatë një stuhie të papritur shiu të verës.
Zyrtarët thanë se vajza greke kishte qenë duke notuar me prindërit e saj në plazhin Faros, pranë Poseidi në Halkidiki, një zonë turistik në juglindje të Selanikut, e njohur për vizitorët grekë dhe të huaj, transmeton Klankosova.tv.
Kryebashkiakja e Kassandreia, Anastasia Halkia tha se familja doli nga deti sepse sapo kishte filluar të binte shi, por moti u përkeqësua shumë shpejt.
“Ishte shumë rrufe”, tha ajo. “Është një lloj stuhie verore që zakonisht nuk shkakton ndonjë telash.”
Policia tha se vajza u dërgua në spital, ku u konstatua e vdekur. Prindërit e saj ishin të padëmtuar.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...