Alex Salmond, ish kryeministri i Skocisë ndërroi jetë këtë të shtunë në moshën 69 vjeçare ndërsa po merrte pjesë në një samitin “World Changers Balkan Summit” në Maqedoninë e Veriut.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai ndërroi jetë dhe u rrëzua në tokë duke rënë pa ndjenja pasi mbajti një fjalim në këtë samit këtë të shtunë.
Alex Salmond kishte shërbyer si kryeministër i Skocisë nga viti 2007 deri në vitin 2014 kur edhe zgjodhi të dorëheiqej nga posti, pasi dështoi të siguronte pavarësinë e Skocisë në referendumin e vitit 2014.
69 vjeçari Alex Salmond ishte kishte shërbyer në politikë për më shumë se 3 dekada duke drejtuar Partinë Nacionaliste Skoceze nga viti 1990 deri në vitin 2000 dhe më pas sërisht nga viti 2004 deri në vitin 2014.
Pasi u tërhoq nga Partia Nacionaliste Skoceze dhe pasa akuzave që u bënë ndaj tij për ngacmim seksual, akuza për të cilat u shpall i pafajshëm me vendim gjykate ai themeoi Partinë Nacionaliste Alba të cilën e drejtonte që nga viti 2021.
Dhjetëra politikanë Britanik dhe Skocez kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen e parakoshme nga jeta të Alex Salmond, ku mes tyre edhe ish kryeministri Britanik Rishi Sunak I cili e quajti Salmond një politikan të madh , për të cilin shkroi se pavarësisht debateve kushtetuese ai mbetet një ndër politikanët më pasionant që ai njihte./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...