Pajisja Huawei MediaPad T3 prej 8 inç ka marrë certifikatën TENAA para dy muajve dhe tash është koha për prezantimin zyrtar.
Huawei në mënyrë të qetë në faqen e vet ka lansuar pajisjen në dy variante modelin 8 inç me çip-set Snapdragon 425 dhe modelin prej 7 inç me çipin Mediatek MT8127, i cili ka katër bërthama CPU 1.3GHz.
Vëllai i madh i këtij dueti është Huawei MediaPad T3 8.0, dhe ai vjen në dy kombinime – 2 GB RAM + 16 GB memorie të brendshme ose 3 GB + 32 GB 8 inç IPS display, rezolucion 1280 x 800 piksel, dhe sistem operativ Android 7.0 me interfejs të përdorimit EMUI 5.1.
Kamera në këtë tablet ka 5 MP, derisa bateria është 4800 mAh. Tableti ka dy variante, njëri mbështet LTE dhe Wi-Fi, dhe i dyti mbështet vetëm WiFi.
Çip-seti te modeli 7 inç nënkupton quad-core CPU, ndërsa tableti vjen me 1 GB ose 2 GB RAM memorie dhe 8 GB ose 16 GB memorie të brendshme. Rezolucioni i ekranit te ky model është 1024×600 piksel, ndërsa punon me sistemin operativ Android Marshmallow, derisa bateria është 3100 mAh./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...